Vranët dhe ftohtë, parashikimi i motit për këtë javë

Mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj jave. Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim të javës dhe gjatë fundjavës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.