Vranësira e reshje shiu në fillim të kësaj jave, nga e enjta rritje e temperaturave

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

IHMK bën të ditur se nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë.