Ish-ushtruesi i detyrës së Bordit të përkohshëm të Trepçës, Hysen Vrajolli, në letrën e dorëheqjes së tij ka thënë se kohëve të fundit është zhvilluar fushatë kundër angazhimit të tij.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës, MEA dhe kryeministri Avdullah Hoti, kanë kërkuar haptas që ai të largohet nga kjo pozitë, për çka thotë se, e ka bërë me kënaqësi.
“Për shtatë muaj me radhë nuk kam lënë gur pa lëvizur nga vendi për të përmirësuar ecurinë e prodhimit dhe aktiviteteve tjera në mënyrë që Trepça të shkojë drejtë rehabilitimit”, ka thënë ai.
Ndërkohë që grevës në minierën e Trepçës i janë bashkuar të gjitha ndërrimet.
