Vrḁsja e dyfishtë në Vushtrri, është një person që pa krejt çka ndodhi

Është një person që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Nexhmije Haradinit.

Kur asaj iu pre rruga nga ish-punëdhënësi Arsim Morina, që më pas kreu vetëvrasje, viktima ishte e shoqëruar nga një mike me vajzën e saj, raporton Klan Kosova.
Këto të dyja morën trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

Për familjarët e 42 vjeçares, motivet e këtij akti mbeten të panjohura. Në ditën kur ajo u vra, mediat raportuan se për shkaqe xhelozie ka ndodhur rasti pasi që e ndjera kishte lënë vendin e punës.

Bizneset që është raportuar se viktima ka punuar tek ta, mohuan se e kanë pas punëtore.

Klani provoi të flasë me familjen e dorasit që la bashkëshorten dhe dy vajza, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të deklarohen para mediave.

Ata kanë hapur të pamën, por nuk njoftuan për varrimin e tij.

Ndërkaq, nëna e tre fëmijëve, dy vajzave njëra 12 e tjetra 16 vjeçe, si dhe të djalit 18 vjeç, u varros pasditen e së martës.