Në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, Shkolla Teknike “11 Marsi”, gjithçka ka filluar me kohë.
Një nga qytetarët që ka shfrytëzuar menjëherë të drejtën e votës është një vozitës, që ka punuar gjatë ndërrimit të natës në Emergjencë, njofton Klankosova.tv.
“Sapo e mbarova ndërrimin e natës, punoj si vozitës në Emergjencë, teksa erdha menjëherë që të shfrytëzojë të drejtën e votës”.
Teksa pas votimit u shpreh se procesi ishte gjithçka në rregull dhe në mënyrë transparente.
Ndërsa në fund ju bëri apel që të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votës.