Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është votuar në seancën e sotme të Kuvendit.
Për formimin e këtij komisioni kanë votuar 93 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë.
Kryesues i këtij komisioni do të jetë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa nënkryetar Ferat Shala nga PDK-ja.
Në seancën e sotme të Kuvendit, edhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë mbështetjen e deputetëve.
Për formimin e këtij komisioni, i cili synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike që nga viti 2006, kanë votuar 95 deputetë të cilët ishin të pranishëm në sallë.
Kryesues i këtij komisioni do të jetë Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës.