Von der Leyen: Kosova ta pranojë draftin për Asociacionin, Serbia njohjen de facto


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova duhet ta pranojë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet ta pranojë njohjen de facto të Kosovës.

Kështu është shprehur ajo në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit të tyre të zhvilluar të hënën në Zyrën e Presidentes.

Sipas saj, dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur para.

“Ne kemi një plan të ri të investimeve dhe ky plan është duke funksionuar shumë mirë. Nëse funksionon që shtetet anëtare të BE-së do të funksionojë edhe te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky plan ka mundësinë që brenda një dekade të dyfishojë të ardhurat tuaja. Të gjitha këto suksese arrihen vetëm nëse Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Kosova duhet të pranojë draftin për Asociacionin, kurse Serbia duhet të pranojë një njohje de facto dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para”, ka thënë ajo.