Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjen e tyre në Australi.
“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kreu i ekzekutivit europian për gazetën gjermane WirtschaftsWoche, përcjellë Klan Kosova.
Paralajmërimi i von der Leyen vjen pas ndalimit të eksportit të 250.000 dozave vaksinash javën e kaluar nga Roma, që e justifikoi vendimin e saj me mungesën e tyre në Europë dhe asaj të një nevoje urgjente në Australi.