Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola Von Cramon-Taubadel, gjatë vizitës së saj në veri gjatë së dielës, i kishte pyetur policët që po rrinin para komunës së Zveçanit “Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin i’u solli këtu?”, raporton EO.
Për këtë ajo është sqaruar pas konferencës së mbajtur në shtëpinë e Evropës në Prishtinë, me ç’rast tha se të njëjtën gjë e ka bërë edhe në Gjermani.
“Nëse hyni në një zonë civile, në qytet, ku objekti komunal gjendet dhe e shihni pesë njerëz të armatosur dhe njësinë speciale dhe i shihni se janë të armatosur, nuk shihni ndonjë kërcënim të rëndë. Është detyra e tyre, jo dëshira e tyre. Unë i pyeta se çfarë dreqin po bëni këtu , por nuk mund të përgjigjeshin sepse po zbatonin urdhëra”, tha Cramon.
“Dhe ai zotëriu nuk mundi të më jepte përgjigje dhe kjo është e qartë. Por duke qenë se kam marrë pjesë në shumë protesta në Gjermani, unë i kam pyetur policët e mi të njëjtën gjë: pse po dilni ju këtu me gjithë këto pajisje kur shohim se kemi një ambient krejtësisht paqësor. I di rrethanat politike, por meqë kemi folur edhe me disa qytetarë të cilët jetojnë aty afër, nuk kanë dalë jashtë që nga e premtja. Pra, nuk ka pasur një situatë në të cilën ju do të dëshironit të gjendeshit”, tha Von Cramon.
Ajo tha se duhet menduar për ditët e ardhshme dhe që KFOR-i duhet të vendoset para një komune që aty të futet “një kryetar me dalje aq të ulët në zgjedhje”.
“Nëse ne mendojmë pak më mirë apo më gjatë për ditët e ardhshme dhe e shihni që duhet edhe KFOR-i të vendoset në terren para një administrate komunale në mënyrë që një kryetar me dalje aq të ulët në zgjedhje – nuk është faji i tij, e dënoj bojkotin e serbëve, por sidoqoftë – manovra, aksioni i policisë në terren nuk përputhet me pasqyrën që është portretizuar në shumë media por edhe në disa takime në Prishtinë”, tha Von Cramon.
“Erdha në një situatë ku kishte shkollë dhe kishte banorë dhe i pash forcat speciale dhe dukej si zonë krize. Ua thash se nuk mund të përgjigjeni”.