Kompania e Volkswagen ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi dhe të pezullojë eksportet në tregun rus.
Lajmin e dha një zyrtar i kompanisë, i cili tha se vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë.
“Bordi i Menaxhimit të Grupit të Volkswagen AG ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi deri në një njoftim të dytë. Grupi Volksëagen e ka pritur me shqetësim të madh luftën në Ukrainë. Volksëagen vazhdon të shpresojë për një ndërprerje të armiqësive dhe një kthim në diplomaci. Ne jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin mund të gjendet vetëm në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha zyrtari.
Prodhuesit e tjerë të makinave , përfshirë këtu Ford dhe Renault, kanë ndalur gjithashtu prodhimin në Rusi.