Vlora Çitaku uron Vjosa Osmanin: Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës. 

Ajo në një status në Facebook ka thënë se Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi, përcjell Gazeta Blic.

“Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi.”, ka thënë ajo ndër tjera.

Tutje ajo the se nuk po i vardiset askujt as nuk po aderon askund.

Më poshtë postimi i plotë:

Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës.

Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi!

Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi.

E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi.

Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike!

Ju priftë e mbara!

P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt as nuk po aderoj askund.