Vlora Çitaku takon Gent Cakajn: Faleminderit për gjithçka që bëni!

Ish-Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka falënderuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj për punën të cilën ai po bën për shqiptarët.

”Faleminderit @CakajGent për gjithçka që bëni!”.

Këto falënderime ajo i shkroi përmes një posti të ndarë me miqtë në llogarinë e saj në facebook, ndërsa ka shoqëruar edhe një fotografi përqafimi të ngrohtë mes dy diplomatëve shqiptarë, njofton Klan Kosova.

”Përqafimi që kisha nevojë sot”, shkruan ndër të tjera Çitaku në fotografinë e publikuar.