Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka thënë se si pasojë e reshjeve të shiut, uji është turbulluar andaj duhet vluar para përdorimit.
“Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat: KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas. KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika ne Balice- Vushtrrisë. KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik. KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë. KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik”, thotë IKSHPK-ja.
“Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullireë të shtuar në resurse”.
Reshjet e shumta të shiut këto ditë kanë shkaktuar po ashtu vërshime disa vende në Kosovë si Mitrovica, Istogu e Skënderaj.