Uji është i pazëvendësueshëm për shëndetin. Ai është mbështetja më e fortë për lëkurën, muskujt dhe gjymtyrët.
Uji ndihmon qelizat e organizmit të përthithin më mirë ushqyesit dhe të luftojnë infeksionet.
Pirja e një gote me ujë të vakët ose të ngrohtë çdo ditë i shton përfitimet në organizëm.
Ndonëse kërkimet shkencore për këtë temë janë të kufizuara, avokatët e mjekësisë alternative betohen në vlerat e ujit të ngrohtë në përmirësimin e shëndetit.
Përfitimet e ujit të ngrohtë në organizëm
Pirja e ujit pavarësisht temperaturës është thelbësore për mirëqenien.
Njerëzit e kanë pirë ujin e ngrohtë prej mijëra vitesh.
Recetat mjekësore popullore janë të mbushura me rekomandime për rëndësinë e ujit të ngrohtë.
Kjo ka shërbyer si shtysë për disa shkencëtarë që të nisin studimet mbi vlerat e pirjes së ujit të ngrohtë.
Më poshtë do të gjeni tetë vlerat e rëndësishme të ujit të ngrohtë për organizmin.
Tretje më e mirë
Kur nuk pini ujë mjaftueshëm, zorrët mjaftohen me ujin që futet në organizëm nga ushqimet dhe pijet.
Një gjë e tillë shkakton dehidratim dhe vështirëson lëvizjen e zorrëve.
Dehidratimi kronik shkakton konstipacion dhe dhimbje të zorrëve, hemorroide dhe fryrje.
Uji i ngrohtë ndihmon në shpërbërjen e ushqimit më shpejt se uji i ftohtë apo i vakët.
Uji i ngrohtë pakëson rrezikun e konstipacionit duke ndihmuar zorrët të lëvizin më mirë.
Pastron organizmin
Ekspertë të mjekësisë alternative thonë se uji i ngrohtë ndihmon në pastrimin e organizmit.
Uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen.
Nëpërmjet djersës, organizmi nxjerr toksinat dhe pastron poret.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Uji i ngrohtë zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Në këtë mënyrë, muskujt janë të qetësuar dhe dhimbja është më e pakët.
Ndonëse nuk ka pasur studime të mjaftueshme të mbështesin këtë teori, çdo përmirësim në qarkullimin e gjakut ndihmon në ushqyerjen e duhur të muskujve dhe organeve.
Rënia në peshë
Studimet kanë mbështetur idenë se pirja e ujit ndihmon ata që duan një peshë më të mirë trupore.
Nëse pini ujë do të ndiheni më pak të uritur.
Uji ndihmon organizmin të përthithë ushqyesit, thonë studimet.
Një i tillë i publikuar në vitin 2003 zbuloi se pirja e ujit të ngrohtë përshpejtonte rënien në peshë.
Sipas shkencëtarëve, pirja e 500 ml ujë përpara vaktit, rrit metabolizmin me 30 përqind.
Më pak dhimbje
Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin dhe fluksin e gjakut në muskujt e lënduar.
Sipas të dhënave, pirja e ujit të ngrohtë mund të zbusë dhimbjet, por nga ana tjetër, nxehtësia mund të nxisë djersitjen.
Kundër të ftohurës dhe problemeve me frymëmarrjen
Nxehtësia ndihmon kundër të ftohurës dhe bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon në lëvizjen e shpejtë të sekrecioneve ndaj nxit kollën dhe mënyra të tjera të nxjerres së sekrecioneve dhe pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Konsumi i kafesë dhe çajrave
Uji i ngrohtë në kombinim me kafenë ose çajin ofron vlera të tjera për sa kohë nuk e teproni.
Nëse e teproni, çajrat me kafeinë dhe kafeja mund të shkaktojnë dehidratim.
Por nëse nuk e teproni, kafeja rrit jetëgjatësinë, ul rrezikun e shfaqjes së Parkinsonit, disa tumoreve, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të mëlçisë e disa problemeve të zemrës.
Çaji ul rrezikun e sklerozës, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të mëlçisë.
Kundër stresit
Një gotë me ujë të ngrohtë ndihmon në menaxhimin e stresit dhe ankthit.
Pijet e ngrohta në përgjithësi rekomandohen kundër këtyre dy simptomave.
Temperatura e duhur
Pijet e ngrohta si kafeja ose çaji serviren zakonisht në temperatura shumë të larta.
Temperatura optimale e një çaji, kafeje ose uji të ngrohtë është diku në 40 °C.
Në këtë mënyrë nuk digjini as gjuhën dhe as fytin por mund të shijoni kënaqësinë që përcjell një pije e ngrohtë./AgroWeb.org