Vlera totale e tregut të kriptovalutave u rrit përsëri mbi dy trilionë dollarë ndërsa Bitcoin vazhdon të rritet dhe bashkë me të edhe kriptomonedha të tjera si Cardano, XRP dhe Dogecoin.
Vlera e tregut të kriptovalutës u rrit në 2.06 trilion dollarë të shtunën, sipas CoinGecko, e cila gjurmon më shumë se 8 mijë e 800 monedha. Bitcoin arriti deri në 48 mijë e 152 dollarë, niveli më i lartë që nga 16 maji, pasi tregoi qëndrueshmëri të fuqisë mbi mesataren e tij lëvizëse 200 ditore.
Sidoqoftë, nuk ishte vetëm Bitcoin që mbante përparimin e përgjithshëm të tregut, raporton Bloomberg.
Që nga ora 1 pasdite në Hong Kong të dielën, Cardano-tani kriptovaluta e renditur e tretë pas Bitcoin dhe Ethereum u rrit me 47 përqind gjatë shtatë ditëve të fundit. Binance Coin fitoi 14 përqind, XRP 61 përqind dhe Dogecoin 18 përqind gjatë së njëjtës periudhë, sipas çmimeve të CoinGecko