Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Sipas fesë ismale, sot më 8 maj është Nata e Kadrit dhe agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite.
Kjo natë është shumë e veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.
Zoti e veçoi dhe e ngriti këtë natë mbi të tjera edhe për faktin se në Kuran ka një sure të veçantë me këtë emër, “suretul Kadër”.
Ajetet e para që zbritën në këtë natë ishin ato që i dhanë vlerë shkollimit dhe diturisë, duke e përcaktuar islamin si fe që e kërkon dhe e obligon diturinë.
Zbritja e sures së parë të Kuranit u bë në shpellën Sira në këtë natë dhe ishin: “Lexo në emrin e zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë.”
Pavarësisht rëndësisë së saj, është i njohur fakti se Nata e Kadrit nuk është saktësisht e përcaktuar.
Besohet se është nata e ditës së 27-të të Ramazanit ose një nga netët me numër tek në 10 ditët e fundit.
Një besimtar, Natën e Kadrit falet dhe adhuron, lutet dhe kërkon. Bën sadaka dhe nuk rresht së adhuruari këtë natë.
Ai adhuron duke shpresuar tek i madhi Zot dhe te falja e tij, atij do t’ia falë Allahu gjynahet dhe kjo është begati e madhe për besimtarin.
Të bëjë sa më shumë dua (lutje).
Të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.
Të shtojë të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut dhe falënderimet.
Të bëjë salavat, përmendje për pejgamberin.
Të japë lëmoshë sa të ketë mundësi.
Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj.
Të falë namaz vullnetar dhe namazin e natës më tepër se zakonisht.