Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj, e cila me profesion është infermiere.
Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se nëna e saj, 63 vjeçare është në vijën e frontit në luftën për shëndetin tonë.
Postimi i plotë:
Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne.
Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë.