Vjosa Osmani një “këmbë” brenda një jashtë LDK-së, partia nuk ka pranuar ende dorëheqjen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk e ka paraqitur dorëheqjen e saj në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkundër që dje vet ajo deklaroi se nuk është më pjesë e kësaj partie.

Osmani dje para medieve, për herë të parë në mënyrë direket ka thënë se me vendimin për ta përjashtuar nga pozitat udhëheqëse në LDK, me këtë parti ka përfunduar gjithçka.

Për këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe më LDK-në për të kuptuar nëse Osmani ka paraqitur dorëheqjen e saj nga partia.

Zyrtarja për media në LDK-së, Gantiana Azemi, ka thënë shkurt për lajmi.net, se Osmani nuk ka komunikuar për këtë gjë me partinë.

“Znj. Osmani nuk ka komunikuar me LDK-në për këtë gjë”, ka thënë shkurt Azemi.

Kujtojmë, se në qershor të këtij viti, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti.

Krisja mes Osmanit dhe LDK-së u shpërfaq më së shumti kur kryetarja e Kuvendit, që atë kohë ishte edhe nënkryetare e partisë doli kundër mocionit të mosbesimit që LDK-ja bërë ndaj qeverisë së Kurtit.

Osmani, Haxhi Avdyli e Ardian Shala kishte votuar kundër këtij mocioni.