Vjosa Osmani, e cila me iniciativën e saj “Guxo” garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka dalë kandidatja më e votuar në këto zgjedhje, duke lënë prapa vetes bartësit e listave dhe liderët e partive të tjera politike.
Telegrafi mëson se nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, kurse Glauk Konjufca 125, 970 vota, ose rreth 100 mijë më pak se Osmani.
Ndërsa, kryetari në detyrë dhe bartësi i listës dhe kandidati për kryeministri i PDK-së, Enver Hoxhaj mori gjithsej 73, 615 vota.
Bartësi i listës së LDK-së dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Advullah Hoti, mori 50,204 vota, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj Haradinaj ka marrë gjithsej 30,189 vota.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bartësi i listës Fatmir Limaj ka marr gjithsej 13,121vota.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në vend me 47.85% të votave.
PDK doli partia e dytë më 17.41%, LDK e treta me 13.08%, kurse AAK fitoi 7.43% dhe Lista serbe 5.54%.
Nisma socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor duke marr vetëm 2.6% të votave.