Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka dërguar letër kryesisë së LDK’së pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.
Në këtë letër, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që t’ia dërgojnë dokumentacionin dhe rezultatin e shkarkimit të saj.
Tutje, Osmani ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion lista e plotë e anëtarëve të KP’së pasi që e njëjta sipas saj nuk është publikuar askund.