Vjedhje dhe përleshje me armë në Podujevë

Një vjedhje ka ndodhur pasditen e së shtunës në Podujevë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Kjo sipas policisë ka ndodhur si pasojë që dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe janë përleshur me pronarin e shtëpisë.

Të dyshuarit kanë arritur ta vjedhin një veturë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes.

“ Dy  viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Të dyshuarit janë përleshur me viktimat. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor” , bënë të ditur policia.

Po ashtu sipas policisë vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit dhe ky rast është duke u hetuar.