Në çdo ngjarje historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Hashim Thaçi është aty, jo si një spektator rasti, por si udhëheqës i këtyre proceseve historike dhe të rralla në historinë e një kombi.
Kudo që ai shkon mbi supe mban peshën e madhe historike, kombëtare dhe politike të një populli të vogël, por që nuk rreshti kurrë të kërkojë të drejtën e tij për liri dhe pavarësi.
Këtë peshë, ai dhe shokët e tij që drejtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën analisti britanik me renome ndërkombëtare do ta quante si “Lëvizja më e suksesshme guerile në historinë moderne”, po e mbajnë edhe tani në një proces gjyqësor të devijuar në një proces politik që rrezikon të rishkruajë historinë e Kosovës.
Vetëm dy vizita të njëpasnjëshme në Kosovë, më 13 mars 2025 dhe 21 mars 2025, u shndërruan në vizitat më të komentuara nga të gjithë.
Vetëm përshëndetjet me dorë dhe me gishtin lartë të fitores, simbolika të njohura dhe të veçanta të ish – presidentit Thaçi, ngjallën emocione te qytetarët e shumtë që mblidheshin sapo dëgjonin për ardhjen e tij në Kosovë.
