Vitia tregon se kur do t’i hap Kosova kufijtë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se lidhur me hapjen e kufijve tokësorë do të dalin me një njoftim pas datës 1 qershor, kur edhe fillon faza e tretë e lehtësimit të masave.

Ministri në detyrë, Arben Vitia, së bashku me u.d. të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK-së.

 “Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me IKSHPK-në dhe gjitha rekomandimet që na janë dërguar dhe që i kemi marrë masat, mbrëmë në orët e vona kemi marrë vendim për lirimin e disa masave që janë paralajmëruar sot me 28 maj, jemi në përgatitje e sipër të shumë vendimeve tjera që do të merren me 1 qershor kur fillon faza e tretë në bazë të këtyre rekomandimeve dhe për çdo vendim jeni njoftuar me kohë, në momentin që merret një vendim i tillë, patjetër se do ju lajmërojmë me kohë”, ka thënë Vitia gjatë një konference për media në qendrën e administratës së QKUK-së, ku ishte i pranishëm edhe u.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.