Vitia sot takohet me kryetarët e komunave, kërkohet lehtësim i masave për personat e vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këtë të premte do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me lehtësimin e masave për personat të cilët tashmë janë vaksinuar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, sot do të takohemi me ministrin Vitia. Ajo se çfarë do të kërkojmë nga ministri është që të ketë një lehtësim të masave për personat që janë vaksinuar kundër virusit korona”, është shprehur Ibrahimi.

Kujtojmë se takim me ministrin Vitia ka paralajmëruar edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës për të diskutuar në lidhje me masat e reja.