Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj, turin e vizitave të punës së tij nëpër komunat e Kosovës e ka nisur nga vendlindja e tij në Deçan.
Ai u shpreh se duke parë situatën pandemike në vend ka gjasa që fillimi i vitit të ri në shtator të fillojë përmes mësimit në distancë.
Likaj tha se për të siguruar qasje për të gjithë nxënësit kanë ndarë 1 milion euro për blerjen e pajisjeve teknologjike.
“Kanë bërë aq sa kanë mundur asgjë nuk ka të përkryer, ne jemi duke i evidentuar të metat e këtij procesi dhe brenda mundësive për ta përmirësuar gjendjen. Jemi duke punuar shumë për menaxhimin e situatës me COVID, jemi duke u përgatitur për planin B që nënkupton që ndoshta në shtator do të detyrohemi me fillua mësimin në distancë apo mësimin online dhe për këtë kemi bërë edhe plane konkrete… si ministri e Arsimit kemi ndarë një paketë rreth 1 milion euro për blerjen e teknologjisë informative”, tha ministri Likaj.
Kurse, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u shpreh se si komunë synojnë të jenë shembull për shkollat tjerë në Kosovë.
Ai tha se ministri Likaj është i njoftuar mirë për nevojat e sistemit arsimor në Kosovë por veçanërisht në Deçan.