Kompania BINNI, do të jetë donator i ndërtimit të Xhamisë në Fshatinë Dumnicë e Poshtme të Vushtrrisë.
Në këtë projekt kaq madhor nuk ka munguar as kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me disa drejtorë komunalë të cilët ishin prezentë, së bashku edhe me pronarët e kompanisë Binni.
“Ishte nderë i madh që sot bashkë me vllezërit Fazliu, pronarë të kompanisë BINNI, Kryetarin e KBI Vushtrri, Prof. Shemsi Rrahimi e Prof. Dr. Ejup Haziri nga Kryesia e BIK, Këshillin e Fshatit, të vendosim gurthemelin e Xhamisë në Dumnicë të Poshtme. ” ka shkruar Tahiri.
“Jam krenar që vushtrriasit e kompanitë e tyre janë zhvilluar kaq shumë sa të jenë donator 100% të një projekti kaq madhor, pa pasur nevojë për ndihmë nga jashtë.” ka shkruar në fund ai.