Një veturë me tabela zyrtare të përdorura nga Qeveria e Kosovës është parkuar para selisë së lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila udhëheqë me ekzekutivin në vend.
Vetura me targa 3Z-126-01 është parë të jetë e parkuar sot në orët e mëngjesit dhe sipas tabelës me kodin 01 vetura i përket Zyrës së kryeministrit.
Ndryshe, Vetëvendosje në vazhdimësi kishte kritikuar përdorimin e veturave zyrtare për çështje partiake dhe personale. /Telegrafi/

