Një veturë ka goditur dy këmbësore në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në ora 21:25, saktësisht afër sallës “1 Tetori”.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se të aksidentuarat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Në ora 21:25, tek “1 Tetori” ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur dy këmbësore. Policia ka dal dhe po merret me rastin, të aksidentuarat janë dërguar në QKUK”, tha Krasniqi.