Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

Vetura ka goditur një këmbësor në Prishtinë mëngjesin e kësaj të shtune.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor” tha Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash tha se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.