Vettingu procedohet në Qeveri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është proceduar për në Qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës të ekzekutivit.

Ajo tha se është bërë punë intensive dhe e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor.

“Sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i Vettingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët.  Falënderoj juristë në përbërje të Vettingut. Koncept- dokumenti është komentuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë.  Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban pesë opsione dhe fokusi i është kushtuar praktikave të mira. Zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Kosova do të jetë shtet i së drejtës. Vettingu është kërkesë shoqërore”.

Në anën tjetër zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala tha se ky koncept-dokuemnt është rezultat i një pune serioze të bërë nga grupi punues.

Shala ka bërë të ditur se subjekt i Vettingut do të jenë të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët me pozita të larta drejtuese brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Ajo më tej se anëtarët e procesit të Vettingut do të jenë profesionit të fushës së drejtësisë me integritet të lartë me mandat që do të zgjasë deri në fund të procesit

“Anëtaret do të zgjidhen në Kuvendin e Kosovës dhe do të shpallen nga Presidentja e vendit, të njëjtit do të vetohen paraprakisht nga një organ me asistencë ndërkombëtare. Vettingu do të zhvillohet me tre trupa vendimmarrës për gjyqtarët dhe dy trupa për prokurorët”, tha Shala.