Vetitë shëndetësore të gjizës

Ndërkohë që gjiza është bërë trendi numër një sa i përket ushqimit të shëndetshëm, ky djathë po konsiderohet të jetë shumë i mirë për organizmin, pasi përmban shumë vlera ushqyese.

Dietologët e mjekët po e rekomandojnë përdorimin e gjizës për shumë arsye, shkruan India.com

Gjiza ka indeks glikemik të ulët, gjë që e bën të jetë ushqim shumë i mirë për diabetikët, për shkak së nuk e ngrit nivelit e sheqerit në gjak.

Ky lloj djathi është përmban sasi të bollshme të kalciumit, i cili është i mirë për eshtrat dhe dhëmbët.

Ky ushqim përmban shumë pak kalori, prandaj është i mirë kur bëhet fjalë për peshën e tepërt.

Gjiza përmban proteinë, e cila kontribuon në shëndet të mirë të muskujve si dhe përmirëson gjendjen e tyre pas ushtrimeve.