Vetëvritet një person në Malishevë

Një person është gjetur sot pa shenja jete, pasi ishte varur në litar në shtëpinë e tij në Malishevë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Stacionit të Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

Sipas tij, sot rreth orës 13:00 nga QKMF në Malishevë, Stacioni Policor në Malisheve është informuar se nga familjarët e tij, ishte sjellur viktima e pa shenja jete.

“I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij. Patrullat policore dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakovë janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.