Vetëvendosje protestë me 3500 persona të enjten në sheshin (Dokument)

Të enjtën Lëvizja Vetvendosje do të protestoj me 3500 persona në sheshin “Skendërbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Adem Jashari”, shkruan IndeksOnline.

Në dokumentit që ka siguruar IndeksOnline, në njoftimin e koordinatorit të aktiviteteve, Egzon Balaj, ka thënë se për këtë perfomancë do të jenë të angazhuar 200 aktivistë.

Sipas njoftimit për dy orë rresht simpatizantët e Vetvendosjes do të qëndrojnë në sheshe të pajisur me maska e dorëza.

Kurse, përgatitjet teknike do të fillojnë nga ora 16:00 ndërsa performanca do të mbahet nga 17:00 deri në ora 19:00./IndeksOnline/