Gjatë ditës së djeshme në media është publikuar një audio-incizim, në të cilin dëgjohet bashkëbisedimi në mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila- si dhe kriminelit serb në veri të vendit, Milan Radojiciq.
Pas kësaj të shumta kanë qenë reagimet pikërisht në drejtim të deputetes dhe Qeverisë Kurti.
E pas kësaj në lidhje me këto publike ka reaguar edhe Arlind Manxhuka, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se trashëgimia e keqe e “ tyre” nuk bëhet dot mëkati i yni.
Sipas tij ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radojiciqiqn nuk mund t’ua bëjnë gjyqin Qeverisë Kurti sot.
“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot”,tha ai.
Po ashtu Manxhuka theksoi se tjerat i gjykon më së miri qytetari.
“Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”.