Nënshkrimet për dy kandidatët e nevojshëm për tu mbajtura seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës janë të gatshme.
Kështu kanë konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje për Telegrafin.
Dy kandidatë për presidentë tashmë kanë mbi 30 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance.
Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca por, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta dorëzojë fillimisht kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të cilët pastaj do të vendosin për mbajtjen e seancës.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë plenare për votimin e Komisioneve Parlamentare.