Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Në një ankesë drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se ky proces të përsëritet.
LVV pretendon se ka pasur manipulim të votave me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Dit më parë LVV pati kërkuar të rishikohen disa fletëvotime me postë që janë shpallur të pavlefshme, por që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) kishte votuar kundër kësaj kërkese.
Nga LDK kanë reaguar lidhur me pretendimet e LVV-së. Nga kjo parti konsiderojnë se LVV në pamundësi për të arritur kalkulimet për të qeverisur të vetëm po kërkojnë përsëritjen e votimit.
“Partia në pushtet paska nisë ankesa për procesin zgjedhor, me qëllim të vazhgitjes së certifikimit. Arsyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siq donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve. Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta. E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë”, ka shkruar Jehona Lushaku-Sadriu në Facebook.