Vetëvendosje hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prishtinë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidati i VV-së për deputet, Arben Vitia,  ka theksuar që për shkak të pandemisë, hapja e fushatës është bërë në këtë mënyrë, e jo me tubime.

“Jemi një pjesë e kandidatëve për deputetë nga lista e VV-së dhe e Vjosa Osmanit me numër 127 dhe në kushte të cilat gjendemi pra në situatë të jashtëzakonshme, e kemi filluar kështu pasi nuk mund të bëjmë hapje me tubime”.

Vitia theksoi që besojnë që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë në këto zgjedhje.

“Bashkë me kandidatët jemi këtu, për të siguruar që fitorja e VV-së është e sigurt. Deri atëherë, secili prej kandidatëve  do të shkojmë të takojmë qytetarët që fitorja të jetë më bindëse”.

“Ju uroj suskes të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve dhe ju uroj fitoren që e presin me 14 shkurt, në të cilën na presin shumë punë për të bërë të cilat po i kërkojnë qytetarët”, u shpreh Vitia.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Kosovë fillon sot zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.