Vetëvendosje do të votojë buxhetin 2021 ka bërë të ditu shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Liburn Aliu.
“Duhet të kemi parasysh se jemi në kohë fushate dhe shumica e amendamenteve janë të ndikuara nga kjo. Meqë do të kemi një qeveri të re nga këto zgjedhje, duhet të kemi parasysh që qysh në muajt e parë do të bëhet rishikimi i tij. Ne si Lëvizje Vetëvendosje do të mbështesim këtë buxhet me amendamentet e miratuara nga komisioni. Pa 127 amendamente të tjera shtesë e që vlera e tyre është shumë e lartë”, ka thënë Aliu.