Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin.
Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë në Klan Kosova se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.
“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Haxhiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje, shquhet për veprimet më unike që i bën.
“Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu.