Veteranët zgjedhin nënkryetarët dhe sekretarin e ri, Gucati: Synim është mbrojtjen e vlerave të luftës

Kryetari ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se pas zgjedhjes së kryesisë janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gazmend Syla dhe Fatmir Sopi janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Ramadan Gashi është zgjedhur sekretar.

Statusi i plotë i tij:

Pas formimit të kryesisë radha ishte për nënkryetarët dhe sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fatmir Sopi nga Gollaku, ish-i burgosur politikë në fillim të viteve ’80 i cili vuajti më shumë së 5 vite burg vetëm pse e luftoi dhe kundërshtoi regjimin serbo – jugosllav, më pas u rreshtua në radhët e UÇK-së, ku ishte komandant i brigadës 153, pas luftës nuk e ndali asnjëherë angazhimin në të mirë te veteranëve dhe Kosovës.

Gazmend Syla nga Dukagjini, në moshën 16-të vjeçare kur u bë pjesë e UÇK-së, moshatarët e tij në vende të ndryshme ishin duke vijuar mësimet në shkolla, ndërsa Gazi zgjodhi të ishte pjesë e projektit më të madh shqiptar atë të UÇK-së, të rrallë ishin djemtë si Gazmendi që nuk njihnin frikën por kishin një dëshirë lirinë e vendit.

Të dy këta burra dhe atdhetare, sot i kam emëruar më detyren nënkryetar të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramadan Gashi në moshë të re mori rrugën nga Gjermania për të marrë pushkën dhe më pas zgjodhi rrugën që dërgonte drejt lirisë, ku u bë edhe pjesë e UÇK-së, në mënyrën më të mirë Ramadani pas luftës e deri më tani nuk i ndali aktivitet në degen e OVL-së në Drenas, ku ishte në shërbim të veteraneve dhe Kosovës, sot edhe zyrtarisht mori detyrën sekretar i OVL-së së UÇK-së.

Të gjithë të përkushtuar dhe angazhuar vetëm në një qëllim dhe synim mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, për një mirëqenie dhe jetë më të mirë për veteranët dhe luftën kundër proceseve politike të padrejta që po bëhen ndaj krerëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!