Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, ka protestuar Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç thonë ata për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, ata kanë protestuar edhe për gjykimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.
“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dal ballë. Lufta dhe angazhimi të UCK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UCK-së. UNMIK akuzoj dhe gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë.
Një nga pjesëmarrësit në protestë, Ramiz Canolli, tha se sjelljet e Qeverisë të Kosovës ndaj UÇK-së, janë të papranueshme.
“Ka shumë arsye por një ndër kryesoret është nënçmimi i luftës çlirimtare, ju kanë vërsul UÇK-së e cila e ka dhënë mundin, dijen dhe gjakun për lirinë e Kosovës, kjo është shumë keq për popullin shqiptar dhe sidomos Qeverinë e Kosovës”.
“Vlerat e UÇK-së nuk mundet askush me i mohu, ato janë të patjetërsueshme. E dyta me u ushtrua dhunë ndaj një invalidi të luftës i cili në çdo vend të botës ka respektin maksimal është shumë keq. Pa marrë parasysh nëse ka bërë ndonjë vepër ka tjera metoda se si me u sjellë ndaj tij”.