Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka bërë të ditur se është rritur numri i të shëruarve nga koronavirsui në Kosovë. Vetëm sot janë shëruar edhe 31 persona duke e quar numrin e të shëruarve mbi 230 persona.
“Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Ndryshe, deri ëma tani të infektuar me koronavirus në vendin tonë janë 790 persona dhe 22 raste kanë përfunduar me fatalitet.