Vetëm një rast me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se është konfirmuar vetëm një rast me koronavirus  në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Në total numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 1004.

“Sot më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast”.

Rasti pozitiv sipas IKSHPK-së është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Vushtrri).

Kurse nga 12551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.