Vetëm një rast i ri me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se nga 398 testime, vetëm një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 225.013.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 157.