Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast me COVID-19 nga testimi i 70 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Po ashtu nuk është raportuar për ndonjë të shëruar.

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është nëntë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar dhjetë vaksina anti-COVID.