Një rast i ri pozitiv me COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar të hënën Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, rast i ri është regjistruar nga gjithsej 32 testime të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë me koronavirus.
Kjo është dita e dytë rresht që për një 24-orësh regjistrohet nga një rast pozitiv.
