Dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, nga gjithsej 612 testime, ka bër të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, 29 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 224.645.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 363.
MSH-ja bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.