Vetëm dy raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm dy raste me COVID-19 në Kosovë, nga 1 mijë e 328 testime të kryera.

MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë shëruar 14 persona.

Theksojmë se javëve të fundit në vendin tonë ka pasur ulje të rasteve të reja me coronavirus, e po ashtu edhe numri i vdekjeve.