Në Shërbimin Klinik dhe Universitar të Kosovës aktualisht tretman mjekësorë për COVID-19 janë duke marr vetë 8 persona, të cilët janë pozitiv me virusin.
Kurse pas COVID-19 janë duke u trajtuar 30 pacientë të tjerë.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, ndërsa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
“Në Klinikën e Pulmologjisë janë 16 pacientë post-COVID-19”, thuhet në njoftim.
E në kuadër të kësaj përveç Spitalit të Prizrenit që ka 4 pacientë momentalisht dhe atij të Gjakovës që ka 2 pacientë, spitalet e tjera i kanë vetëm nga 1 pacientë.