Vetëm 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pesë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të enjten në Kosovë nga testimi i 400 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.

Në total numri i rasteve aktive është 59.